Traditë që pihet me miq, Pogradeci feston Verën Artizanale dhe Gështenjën
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e Verës Artizanale dhe Gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, por edhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.
Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore. Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës. Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalzhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.
“Verërat e Pogradecit kanë stilin e tyre, verë nga buti, vetëkuptohet që është verë e fermentuar në mënyrë spontane, natyralisht, falë tokës këtu. Mënyra dhe teknika e prodhimit këtu është krejtësisht e veçantë. Unë do ti krahasoja me verërat natyrale në botë pasi verat artizanale të Pogradecit janë krejtësisht si simotrat e tyre ndërkombëtare që prodhohen në mënyrë natyrale”, u shpreh Dashamir Elezi – Degustator.
Në këtë festë vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.
“Patjetër po shtohet parcelat me gështenja nga banorët po mbillen sipërfaqe të reja me vreshtë dhe gështenja. Edhe turistët po mësohen me traditën e vjetër dhe gështenjat e pjekura, duke krëkruar gështenjë e pjekur, dihet që kërkojnë edhe verën artizanale pogradecare”, theksoi Rogen Karafili.
Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes. Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.
“Dimë ta pijmë se dimë ta bëjmë është shprehja e famshme e Mitrush Kutelit që i referohet traditës së vjetër të qytetit për prodhimin e verës. Nuk ka shtëpi pa bute në Pogradec, ose ata që nuk kanë nuk janë pogradecarë, sidomos shtëpitë e vjetra janë të gjiha me qilare. Të moçmit thonë që vera të bëhet i duhen dy palë ditë, një palë ditë të bëhet verë dhe një palë ditë të shtrohet për tu bërë verë”, tha Andi Klemente.
Ndërkaq, Lorenc Ndona shprehet se: “Ka plot që e ruajnë dhe e bëjmë në but druri. Unë tani për momentin po pij verë të ngrohtë e zierë. Lokalet e duan dhe e kërkojnë verën pogradecare, ajo pihet me miq, se vera pa miq nuk ka kuptim të pihet.
Procesi është si një fëmijë që e rrit me një dashuri më vete. Nga rrushi tek mushti, fermentimi deri sa arrin tel vera për 40 ditë që mbyllim butin. Gjithmonë ne kur shtiem verë i urojmë njëri tjetrit që ta pish me miq dhe me shokë. Jo vetëm miq brenda Pogradecit por edhe ata që vijnë nga jashtë”, tha ai.
Për dy netë me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë