“Tentuan të largojnë gjeneratorin”, Lapaj sqaron tensionet me forcat e policisë
Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.
Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, ka sjellë dhe përplasje fizike me qytetarët dhe Lapajn.
Pas dyshimeve se ky i fundit ka humbur ndjenjat gjatë protestës, në një intervistë në “Review” me Greta Topjana, Lapaj sqaron të gjithë situatën.
“Nuk kam humbur ndjenjat për asnjë çast, Për shkak të intensitetit të përplasjes dhe numrit të lartë të policisë, faktit që nuk po lejonim që ai gjenerator të merrej në mënyrë të padrejtë dhe që nafta u derdh aty, u krijua ambient i rëndë. Jam ulur të mbaj gjeneratorin, kam pirë pak ujë dhe s’ka pasur asnjë situatë kritike. Isha dhe jam shumë mirë, më mirë se kaq nuk kam si të jem”, tha ai.
Lapaj shpjegoi më tej se kanë bërë njoftimin për çdo hap të mundshëm që ka shoqëruar protestën, përfshirë dhe masat që duhet të merren, apo oraret zyrtare kur do mbahet.
“Sot përplasja ka qenë më policinë për shkak të Bashkisë, ne i kemi çuar çdo ditë shkresë Policisë së Shtetit dhe Bashkisë ku kemi kërkuar të merren masa për protestën tonë të vazhdueshme, nga ora 17:00-20:00, me qytetarët.
Për këtë fashë orare kemi kërkuar nga policia të merren masa për zhvillimin e protestës, ndërkohë nga Policia Bashkiake të merren masa për lidhjen e energjisë elektrike. Të gjitha kërkesat tona janë bazuar në ligj”, shpjegon kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Ndërkaq, ai shtron një pyetje: “A u lejohet subjekteve të tjera që kanë protestuar në këtë bulevard që të mbajnë energji elektrike? Kanë vendosur foni, skena, atëherë pse neve nuk na lejohet? Kjo është pyetja që unë bëj.
Bëmë thirrje për gjenerator, dhe një prej qytetarëve u nis nga Londra, e solli dhe donin ta sekuestronin. Nuk kemi frikë. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese, nuk duhet leje, mjafton të njoftosh”, përfundoi Adriatik Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve