Policia e Korçë ka konstatuar dy raste të vjedhjes së bizneseve në qytet, duke çuar në arrestimin e një 28-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim. Ky person, i identifikuar me iniciale V. I., dyshohet se është autor i dy vjedhjeve dhe me precedentë të mëparshëm penal.
Policia ka arrestuar gjithashtu shtetasin me iniciale A. Z., 29 vjeç që ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe mbante në banesën e tij sende të vjedhura nga 28-vjeçari. Gjatë kontrollit të kryer, është gjetur dhe sekuestruar një televizor i vjedhur nga V. I.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se 28-vjeçari dyshohet të ketë vjedhur tre televizorë nga një lokal dhe një shumë parash nga një furrë buke në lagjen nr. 7 të Korçës.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, ngjarje në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme