Berisha thirrje për protesta: Nuk kemi opsion tjetër përveçse të dalim në rrugë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se më 22 dhjetor PD do të nisë betejën me protesta qytetare deri në rrëzimin e qeverisë, krijimin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi një vendim të shkruar në zyrat e Edi Ramës, atë të Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimi nga detyra të Belinda Ballukut.
“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkruar në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.
Vendimi i shkruar në zyrat e Edi Ramës, tejkalon, mbikalon, të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, i cili ka tagrin në përputhje me Kushtetutën të shqyrtojë masat e sigurisë, Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë…
Edi Rama përdori të gjitha bandat të cilat futën në parlament, një për një 28 deputetë.
Manipuloi në mënyrë monstruoze votën e diasporës.
Pra dhunoi nen për nen parimet themelore të Kartës së Kopenhagënit të vitit 1990 për zgjedhjet. Kodin Zgjedhor, platformën e këshillit të Europës për zgjedhjet dhe kodin e Venecias.
Të gjitha këto dëshmojnë përfundimisht se zgjedhjet me Edi Ramën janë iluzion. Nuk mund të ndodhin kurrë zgjedhje, përveç se farsë.
Prandaj PD-ja ju bën thirrje ju demokrateve e demokratëve në radhë të parë, por dhe çdo qytetari që e konsideron votën e lirë, si zemrekun e demokracisë të nisim me 22 betejën tonë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve, në të cilat në mënyrë absolute, PD do të fitojë zgjedhjet.
S’i ka fituar kurrë zgjedhjet Edi Rama”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit