Mjegulla, ndikim në shëndet! Mjekja: Pacientët me astmë duhet të bëjnë kujdes
Korça po përjeton ditët e fundit ulje të temperaturave, të shoqëruara me prezencën e mjegullës, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Kjo situatë sjell probleme të ndjeshme për personat që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, thotë mjekja pneumologe Diana Aliçkolli.
“Kjo është një klimë e pafavorshme për pacientët kronikë, specifikë për specialitetin tonë. Është e rrezikshme edhe për sëmundje të tjera, por për patologjitë e mushkërive është një nga faktorët më të pafavorshëm klinikë, pasi shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje dhe infeksione të përsëritura.”- shprehet Diana Aliçkolli, pneumologe.
Mjekja këshillon që personat që vuajnë nga këto sëmundje të shmangin daljet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, për shkak të ndotjes së ajrit dhe tymit në qytetin e Korçës, si dhe të evitojnë grumbullimet e njerëzve.
“Pacientët duhet të mos dalin në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. Në këtë periudhë kemi edhe tymin karakteristik të Korçës, i cili shtohet me uljen e temperaturave. Aktualisht po hasim raste me temperaturë dhe viroza stinore, ndaj duhet të bëjnë kujdes nga ambientet e mbipopulluara, eventet dhe grumbullimet. Kjo ndihmon që të shmangen shtrimet në spital dhe të kemi më pak raste akute, sidomos pneumoni që zakonisht shtohen nga janari.”-shprehet Diana Aliçkolli, pneumologe.
Numri i pacientëve të shtruar në sanatoriumin e Korçës mbetet i qëndrueshëm, ndërsa vihet re një rritje e rasteve me viroza sezonale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet