Ngordhje masive e shpendëve, rrezik për shëndetin publik
Një ngjarje shqetësuese është shënuar në fshatin Krapës, njësia administrative Portëz e bashkisë Fier, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë konstatuar ngordhje masive të shpendëve, duke ngritur dyshime për përhapjen e mundshme të gripit të shpendëve.
Banorët tregojnë se shpendët kanë shfaqur shenja të rënda sëmundjeje dhe më pas kanë ngordhur brenda pak orësh, duke shtuar frikën për një infeksion të rrezikshëm që mund të përhapet edhe në fermat përreth. Shqetësimi lidhet jo vetëm me dëmet në blegtori, por edhe me rrezikun potencial për shëndetin publik.
Situata rëndohet më tej nga mënyra e menaxhimit të shpendëve të ngordhur. Sipas banorëve, një pjesë e tyre po asgjësohen përmes groposjes, ndërsa të tjerë janë hedhur në lumin Gjanicë, një veprim që ngre alarmin për ndotje mjedisore.
Lumi Gjanicë kalon në zona të banuara dhe bujqësore, përshkon qytetin e Fierit dhe derdhet në det, duke e bërë rrezikun edhe më të gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bonusi i fundvitit nuk kënaq pensionistët në Belsh: Do marrim ilaçe
- Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse