Paqja në Ukrainë/ Mbërrin Kushner dhe Witkoff në Berlin, Merz ndan pamjet

14 Dhjetor 2025 | 20:49

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje  nga pritja e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin.

Në pamje shihet momenti kur Merz pret fillimisht presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilit i bën me dije se delegacioni amerikan ka mbërritur në kryeqytetin gjerman. Në fotografi të tjera, kancelari gjerman shfaqet duke mirëpritur ngrohtësisht edhe përfaqësuesin e posaçëm amerikan, Steve witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Krahas pamjeve, Merz ka shpërndarë edhe një mesazh, ku thekson angazhimin për paqe në Ukrainë.

“Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, shkruan kancelari gjerman.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri kenian urdhëron ndalimin e ndërtimit të qendrës amerikane të karantinimit për Ebolën

Ministri i shëndetësisë i Kenias ka urdhëruar ndalimin e përgatitjeve për një strukturë karantine për Ebolën të drejtuar nga SHBA-të, pasi u akuzua për shpërfillje...
07:36 | 24/06/2026

Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian tha të martën se raketat e Iranit nuk janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara. “Diskutimi mbi raketat...
07:31 | 24/06/2026

Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Senatin pasi ai miratoi një rezolutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e përshkruar atë...
07:27 | 24/06/2026