Berisha paraqitet në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën në SPAK në zbatim të masës së detyrimit të paraqitjes, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku qëndroi vetëm për pak minuta.
Në një komunikim me mediat jashtë Prokurorisë së Posaçme Berisha vijoi me akuza ndaj ish-kreut të SPAK Altin Dumani që sipas tij ka hyrë në galerinë e turpit të sistemit të drejtësisë.
Berisha u ndal të lexonte edhe shënimin që i kishte lënë ish-kreut të SPAK në zyrë, sic ka bërë rëndom në paraqitjet e fundit.
“Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.
Shënimi që i lashë:
“Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj””, u tha Berisha mediave.

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)