VIDEO/ Inter rikthehet në krye të Serisë A, Milan ndalet nga Sassuolo
Këtë javë ishte radha e Interit për të marrë kreun e Serisë A, aty ku, siç dihet tashmë, gara këtë sezon duket e jashtëzakonshme. Një herë në krye ishte Milan, një herë Napoli apo Roma, dhe tani Inter, me zikaltrit që në fundjavë mposhtën Xhenoan në transfertë.
Një lojë e luajtur më mirë nga të besuarit e Christian Chivu, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Bisseck, por dyfishuan brenda fraksionit të parë me Martinez.
Në pjesën e dytë reaguan vendësit dhe gjetën golin me Vitinhan, por që nuk vlejti shumë, pasi në minutat në vijim nuk ndryshoi asgjë, dhe zikaltrit triumfuan 2-1, duke marrë kreun. 33 pikë në 15 javë për ekipin e Chivu, që e sheh veten 1 pikë para Milanit.
Këta të fundit u ndalën nga Sassuolo në shtëpi në duelin e mesditës. Kone kaloi përpara Sassuolon, ndërsa Bartesaghi riktheu ekuilibrat në 45 minutat e para. I njëjti futbollist do t’i jepte avantazhin Milanit, por jo 3 pikët, pasi miqtë barazuan me Lauriente 13 minuta para fundit.
Në sfidat e tjera, Napoli u mposht nga Udinese, ndërsa Juventus u rikthye te fitorja ndaj një kundërshtari si Bologna.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%
- 20:31 Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit