Ernest Muçi shkëlqen sërish në Turqi, gol ndaj Besiktasit dhe çmim prestigjioz
Ernest Muçi po përjeton një formë të jashtëzakonshme në Superligën turke, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të momentit te Trabzonspori.
Mesfushori ofensiv shqiptar shënoi golin e radhës në përballjen ndaj Beşiktaşit, duke konfirmuar nivelin e lartë të paraqitjeve të tij, edhe pse nuk aktivizohet në rolin klasik të sulmuesit.
Muçi ka realizuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit, një statistikë mbresëlënëse që e vendos atë në të njëjtin nivel me emra të mëdhenj të futbollit europian si Victor Osimhen, Marco Asensio dhe Leroy Sané, të cilët kanë shënuar po aq gola në 16 javë kampionat.
Ai është i huazuar te Trabzonspori, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Beşiktaşi. Klubi nga Trabzoni ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh, dhe forma e shkëlqyer e Muçit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin përfundimtar.
Në të njëjtën ditë, Muçi mori edhe një vlerësim individual prestigjioz, pasi goli i tij kundër Konyasporit në javën e 14-të u shpall Goli i Muajit Nëntor nga faqja zyrtare e Superligës së Federatës Turke të Futbollit.
Çmimi iu dorëzua personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Turke të Futbollit, Sami Karaman, para ndeshjes kundër Beşiktaşit – takim në të cilin Muçi sërish la gjurmë, duke realizuar një tjetër supergol dhe duke marrë duartrokitjet e publikut.
Trump: Lufta me Iranin ishte sukses ushtarak, Teherani nuk do të ketë armë bërthamore
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 19:00 Trump nuk kthehet në SHBA me Air Force One: Jam objektivi numër një i Iranit për t’u vrarë
- 18:50 Trump: Lufta me Iranin ishte sukses ushtarak, Teherani nuk do të ketë armë bërthamore
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump vlerëson Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri