Po planifikonin 5 sulme me bomba në Los Angeles dhe Kaliforni, arrestohen 4 persona
FBI ka parandaluar një sulm me bombë. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi theksoi se një grup ekstremist kishte planifikuar disa sulme në disa objektiva, duke përfshirë agjentë dhe automjete të zbatimit të ligjit për emigracionin në Los Angeles dhe Orange County, Kaliforni.
“Fronti për Çlirimin e Ishullit Turtle, një grup i ekstremit të majtë, pro-palestinez, antiqeveritar dhe antikapitalist, po përgatitej të niste një seri sulmesh me bomba kundër objektivave të shumëfishta në Kaliforni, duke filluar nga nata e Vitit të Ri”, tha Bondi në një deklaratë.
Katër persona akuzohen për komplot dhe posedim të një pajisjeje shkatërruese, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjykatë në Qarkun Qendror të Kalifornisë. Sipas planit, pajisjet shpërthyese do të vendoseshin në pesë lokacione, duke synuar dy kompani amerikane, në mesnatë të natës së Vitit të Ri në zonën e Los Angeles.
Katër të dyshuarit e përmendur në dokumente janë Audrey Eileen Carroll, Zachary Aaron Page, Dante Garfield dhe Tina Lai. Agjentët e FBI-së ndërhynë përpara se të ndërtohej një pajisje shpërthyese funksionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj