Festat e fundvitit shkaktojnë stres, sociologia: Më shumë fokus tek ana shpirtërore
Dhjetori muaji i festave dhe i përgatitjeve për krishtlindje dhe vitin e ri. Një muaj i mbushur plot drita, festa dhe dhurata. Por psikologët thonë se përgjatë këtij muaji shumë prej nesh jemi të prekur edhe nga stress, stres që e shkaktojnë pikërisht këto përgatitje.
Sociologia Entela Binjaku theksoi se personat i kap stresi nga mungesa e pranisë së familjarëve dhe sigurimit të të mirave materiale që do donin të kishin arritur.
“Një pjesë i kap trishtimi se nuk kanë pranë njerëzit e dashur. Një pjesë e stresit lind se nuk e kemi mundësinë të sigurojmë atë që do donim, se mos lemë diçka që do kishim mundësi ta sigurionim dhe si kemi dhënë rëndësinë e duhur, një pjesë e stresit lind për shkak se të tjerë e festojnë në mënyrë si gjithkush do kishte dashur, si rezultat i kamjes, e standardit ekonomik dhe përfshihen nga trishtimi se nuk kemi mundësi ta bëjmë,” tha ajo.
E ndërsa të rritur janë në vorbullën e përgatitjeve dhe sigurimin e gjithçkaje që do të donin të kishin në ditët festive, fëmijët epiqendra e festave janë në një tjetër realitet, ku sërish mund të ketë stres.
“Një pjesë janë duke përjetuar ëndrrën e babagjyshit dhe jetojnë me këtë ngazëllim, dhe një pjesë dyshojnë në ekzistencën e babagjyshit dhe janë në fazën e tranzicionit”, shtoi ajo.
Sipas sociologes, paraja, mundësia dhe pamundësia ekonomike është burimi i stresit në festa.
“Të largohemi sa më shumë nga ajo që është materialia dhe që bëhet shpesh burim i të gjitha ngarkesave negative, si kur ajo materiale është e mundur të realizohet por nuk është e mundur të ndahet me të tjerë, ashtu kur ajo është e pamundur dhe krijon gjendje të atillë pesimizmi dhe trishtimi që askush nuk e meriton’, tha sociologia.
Qëllimi i festave është të bashkojë njerëzit dhe ti gëzoj ato, ndaj edhe apeli i ekspertëve është të jepemi më shumë pas kënaqësive shpirtërore, të jemi më solidar dhe human duke lëmë mënjanë, paranë dhe të mirat materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme