Policia e Kosovës nis hetimet për abuzimin e një të mituri

16 Dhjetor 2025 | 17:27

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka nisur hetimet për veprën penale të “dhunimit”, pas dyshimeve për abuzimin e një të mituri. Policia ka thënë se më 15 dhjetor e ka pranuar një informacion në stacionin në Fushë Kosovë për dyshimet se një i mitur është dhunuar.

Sipas njoftimit, institucioni po punon në identifikimin e të dyshuarit, dhe nuk ka ofruar më shumë hollësi për rastin. Sipas autoriteteve të sigurisë, dyshimet sugjerojnë se i mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.

“Specialistë të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, u tha në njoftim

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit është në fazën preliminare të çështjes dhe ka nisur mbledhjen e të gjitha informacioneve për këtë rast.

“Nuk mund të japin informacione të tjera sepse rasti ka të bëjë me të mitur dhe duhet të ruhet konfidencialiteti për mbrojtjen e të miturve”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Më 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me dyzet vjet burgim katër të akuzuar për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ky rast kishte nxitur reagim në shoqëri, kur u mbajtën edhe protesta për të kërkuar “dënim meritor” për të dyshuarit.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime deri në dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunimit. Sipas Kodit, kushdo që e detyron një person tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e tij mund të dënohet nga dy deri në dhjetë vjet burgim.

Ndërkaq, nga tre deri në dhjetë vjet burgim mund të dënohet kushdo që e detyron dikë tjetër të kryejë akt seksual duke e kanosur përmes zbulimit të një fakti që do ta “dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personi apo një personi të lidhur ngushtë me të”./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Heqja e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK

Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të...
10:37 | 26/06/2026

Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët

Një sherr masiv është regjistruar mes disa personash në Obiliq në Kosovë. Policia bën me dije se tre persona janë sulmuar fizikisht nga tre persona...
09:57 | 26/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?

Kosova përdor djegien e qymyrit për të prodhuar rreth 90 për qind të rrymës që i duhet. Por, së voni, janë paraqitur dy opsione për...
08:28 | 26/06/2026