Ndotën mjedisin në Tiranë, nën hetim 15 administratorë lavazhesh
Gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës janë vënë nën hetim 15 administratorë lavazhesh për ndotje të mjedisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 konstatuan se 15 lavazhe keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike.
Për administratorët e këtyre subjekteve nisi procedimi në gjendje të lire pasi akuzohen për “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Të gjitha bizneset janë bllokuar deri në marrjen e lejes mjedisore.
Gjithashtu u sekuestruan mjetet që përdoreshin në këto subjekte dhe janë marrë mostra të solucioneve të përdorura për pastrimin e automjeteve me qëllim ekzaminimin kimik.
Shërbimet e Policisë iu kanë dërguar shkresa institucioneve kompetente, për marrjen e masave administrative të nevojshme.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 24-vjeçar pasi vazhdonte punimet pa leje për ndërtimin e një biznesi në zonën e “Don Boskos”, edhe pse ishin ndërprerë më parë.
Teksa vazhdojnë kontrollet për goditjen e krimeve kundër mjedisit, Policia iu bën apel të gjithë subjekteve të pajisen me autorizimet e kërkuara nga ligji.
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë