Raporti i inteligjencës daneze: Europa nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia

17 Dhjetor 2025 | 08:55

Europa është nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia, paralajmëron raporti 64-faqësh i shërbimit danez të inteligjencës. Raporti, i titulluar “Outlook 2025”, parashikon se Rusia mund të nisë një luftë lokale kundër një vendi të NATO-s që në 2027, një luftë rajonale deri në 2028 dhe një fushatë të madhe kundër NATO-s deri në 2031.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi para samitit të kryetarëve të shteteve të BE-së: “Objektivi i ardhshëm i Rusisë jemi ne, NATO. Duhet të bëjmë më shumë.”

Raporti vë në dukje se rajoni i Detit Baltik është më i rrezikuari, duke qenë i rëndësishëm për eksportet e naftës së Rusisë. Lufta hibride atje ka filluar tashmë, me sulme dronësh, shkelje të hapësirës ajrore, ndërhyrje GPS dhe akte sabotimi.

Analiza daneze paralajmëron gjithashtu se agresioni rus është një problem afatgjatë dhe se Rusia është thellësisht e militarizuar, duke ndikuar në brezat e ardhshëm. Për herë të parë, raporti përmend si kërcënim edhe SHBA-të, duke theksuar përdorimin e fuqisë ekonomike dhe teknologjike si instrument pushteti, madje edhe ndaj aleatëve.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, nënvizon: “Në politikën e jashtme duhet të jetojmë me botën ashtu siç është, jo siç do të donim ne.”

Analistët danezë bëjnë publike analizën e tyre të detajuar, duke nxjerrë në pah një kërcënim serioz dhe të menjëhershëm për Evropën.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje

Franca ka regjistruar 74 vdekje nga nbytja që nga 18 qershori, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë të nxehti dhe temperatura jashtëzakonisht të...
08:17 | 28/06/2026

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026