Hasani: Lojërat Mesdhetare janë kulmi i rrugëtimit historik të sportit kosovar

17 Dhjetor 2025 | 13:06

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka reflektuar mbi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të sportit kosovar. Sot, Kosova nuk mjaftohet më vetëm me pjesëmarrje; ajo po përgatitet për projektin më të madh infrastrukturor dhe sportiv në historinë e saj: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030″.

Për Hasanin, ky organizim është kulmi i një suksesi që nisi me pranimin ndërkombëtar dhe që tani po kthehet në një trashëgimi të përhershme për brezat e ardhshëm.

Duke folur për KosovaPress, Hasani vlerëson se sporti ka tejkaluar çdo fushë tjetër në ndërtimin e imazhit pozitiv të Kosovës, duke theksuar se përtej medaljeve, fitorja më e madhe është pjekuria e komunitetit sportiv dhe besimi që bota tashmë ka te ne.

“Sporti është në rrugë të mirë. Sporti është tregimi më i mirë në Republikën e Kosovës, le të analizohet nga njerëzit kompetent, por e them me përgjegjësi maksimale se ne jemi tregimi më i mirë në Republikën e Kosovës. Përveç medaljeve të fituara, që janë shumë të rëndësishme, është edhe përqafimi i vlerave të mirëfillta të sjelljes dhe qëndrimit të sportistëve dhe komunitetit sportiv në përgjithësi. Tashmë kemi plot referë që referojnë në arenën ndërkombëtare, kemi delegatë të ndryshëm, por kemi edhe liderë të organizatave tona sportive që janë anëtarë të bordeve në nivel evropian… Kjo është një trashëgimi si rezultat i asaj njohjeje. Na është besuar që Prishtina të jetë qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare. Nuk është vetëm akti i mbajtjes së lojërave, por është e rëndësishme që të përgatisim infrastrukturën, burimet njerëzore dhe ato fizike me standarde evropiane e ndërkombëtare dhe ato pastaj do të jenë si trashëgimi që federatat të bëhen organizatore të kampionateve të ndryshme evropiane e botërore. Sporti i ka thyer barrierat dhe është tregimi më i mirë në Kosovë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026