Berisha zbulon pse u vonua mbledhja e Këshillit Kombëtar: Ishte një farsë

17 Dhjetor 2025 | 18:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ka zbuluar arsyen se përse është vonuar kjo mbledhje. Berisha u shpreh se vonesa ka ardhur për shkak të angazhimi që kanë patur për të mbrojtur votën e lirë.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e përkushtimit, e vendosmërisë dhe integritetit të PD-së. Berisha shton se farsa e këtyre zgjedhjeve ka kaluar të gjitha farsat e tjera elektorale.

“Do ta filloj këtë fjalë së pari me një sqarim të domosdoshëm për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit. Duhet të garantoj çdo demokrate e demokrat, çdo anëtare dhe anëtar të Këshillit Kombëtar se kjo vonesë ka pasur vetëm një shkak, dhe ky shkak ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

Unë, dhe të gjithë ne, jemi njerëz të fjalës. Ne mbahemi për fjalën tonë. Dy kanë qenë, të themi, kryefjalët tona. E para, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

E kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë dhe e them përsëri, por e dyta, ne u thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën. Dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e seriozitetit tonë, e përkushtimit tonë, e vendosmërisë, integritetit dhe ndershmërisë tonë.

Duke thënë këtë, theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në tërë historinë e PD. Ka qenë fushata me arkitektin më të aftë të fushatave elektorale, arkitektin e fitores së presidentit Donald Trump.

Ka qenë fushata, në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë dhe totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë, CDI, IDU dhe vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, Partia Popullore Europiane denoncoi pa u zhvilluar farsën elektorale që kishte përgatitur Edi Rama.

Në këtë kontekst, mund të them se farsa e vitit 2025, tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026