Trump premton “boom” ekonomik, fajëson Biden për gjendjen aktuale
Presidenti Donald Trump ka mbajtur një fjalim të ngarkuar me tone politike, ku ka folur për fitore të mëdha gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, pavarësisht rritjes së pakënaqësisë për situatën ekonomike.
Fjalimi i Trump ishte një përsëritje e mesazhit të tij të fundit, që nuk ka qenë në gjendje të largojë ankthin publik për koston e ushqimeve dhe strehimit.
Ndërsa Trump kishte premtuar një “boom” ekonomik, inflacioni në Shtetet e Bashkuara ka mbetur i lartë dhe tregu i punës është dobësuar pas vendosjes së taksave të importeve.
Gjithsesi, gjatë fjalimit shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se personeli ushtarak amerikan prej 1.45 milion njësish do të marrë atë që njihet si “dividenti i luftëtarit”, me vlerë 1 mijë e 776 dollarë.
Trump theksoi se kjo mbështetje financiare ishte mundësuar nga të ardhurat e akumuluara nga tarifat e tij, edhe pse ato kanë qenë përgjegjëse për rritjen e çmimeve.
“Pagesat janë rrugës”, tha Trump, duke saktësuar se shuma totale që do të paguhet arrin në 2.6 miliardë dollarë.
Deklarata e Trump vjen në një moment kyç teksa ai përpiqet të rindërtojë popullaritetin e tij, që po çrrënjoset dita ditës.
Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve në moshë të rritur janë të pakënaqur nga menaxhimi që presidenti po i bën ekonomisë.
Por sërish, Trump u përpoq të largonte shqetësimet dhe t’ia vinte fajin paraardhësit të tij, Joe Biden. “11 muaj më parë trashëgova një rrëmujë, të cilën po e ndreq tani. Ne do të kemi një “boom” ekonomik, përmasat e të cilit bota nuk i ka parë kurrë”, tha Trump.
Viti 2026 do të jetë një test për lidershipin e Trump, pasi vendi do të mbajë zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
LEXONI GJITHASHTU:
- FOTO/ Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
- Trump prezanton TrumpRx, premton ulje drastike të çmimeve të barnave
Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD
- 19:35 LIVE-Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve. Pritet të nisë marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
- 19:20 Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re