SHBA sanksionon 2 gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetimin e Izraelit
Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione ndaj dy gjykatësve të tjerë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët po zhvillonin hetim për Izraelin, kryeministri i të cilit, Benjamin Netanyahu, është në shënjestër të një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata që nga nëntori i vitit 2024.
Në një njoftim për shtyp, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e justifikoi këtë vendim duke shpjeguar në veçanti se këta dy gjyqtarë kishin votuar së fundmi, së bashku me shumicën e Gjykatës, në favor të refuzimit të një kërkese nga Izraeli, e cila sfidonte juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar krimet e luftës të dyshuara se janë kryer gjatë luftës në Rripin e Gazës kundër Hamasit.
“Ne nuk do të tolerojmë abuzimet e pushtetit nga GJND-ja, të cilat shkelin sovranitetin e SHBA-së dhe Izraelit dhe i nënshtrojnë padrejtësisht shtetasit amerikanë dhe izraelitë juridiksionit të GJND-së”, tha shefi i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së synon të vazhdojë të vendosë “pasoja” për atë që e quan abuzim të pushtetit nga GJND-ja, shtoi ai.
Gjyqtarët e sanksionuar janë Gotsa Lordkipanidze, ish-Ministër i Drejtësisë i Gjeorgjisë, dhe Erdenebalsuren Damdin, nga Mongolia.
Nga ana e saj, Gjykata Ndërkombëtare Penale sot i hodhi poshtë kategorikisht sanksionet e reja të shpallura nga SHBA-të kundër dy gjyqtarëve.
“GJPN-ja i hedh poshtë kategorikisht sanksionet e reja të SHBA-së”, të shpallura “kundër gjyqtarëve Gotsa Lordkipanidze dhe Erdenebalsuren Damdin”, tha gjykata me seli në Hagë në një njoftim për shtyp.
Sanksionet u ndalojnë gjyqtarëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe “ngrijnë” çdo transaksion financiar ose të pasurive të paluajtshme me ta në ekonominë më të fuqishme në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti
Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave
- 13:07 Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti