Çështja Balluku, SPAK kërkesë Kuvendit: Mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi i ka kërkuar Kuvendit që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Burime bëjnë me dije se përveç prokurorit të çështjes Dritan Prençi, në këtë seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorja Dorina Bejko.
“KËRKOJ: 1. Dhënia e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit e parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg në shtëpi, të deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU.
2. Shqyrtimin e kësaj kërkese, në çdo procedurë që do të zhvillohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancë me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pasur parasysh se hetimi i procedimit penal nr.136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona te tjerë të implikuar në ndodhjen e këtyre fakteve”, shkruhet në kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn