Shtohen lundrimet gjatë festave të fundvitit, nga 18 Dhjetori, vajtje-ardhje

18 Dhjetor 2025 | 21:32

Me afrimin e festave të fundvitit, rritet ndjeshëm numri i lundrimeve detare.

Në portin e Durrëdit, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve që lidhin dy brigjet e Adriatikut, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve dhe automjeteve.

Nga data 18 dhjetor dhe deri në prag të Krishtlindjes, tragetet do të operojnë me “dopjo corsa”, duke u fokusuar kryesisht në hyrjen e pasagjerëve në vend. Lundrime të dyfishta do të ketë edhe në ditët e para të vitit të ri, por këtë herë fluksi pritet të jetë më i madh në dalje.

Sipas kapitenit të Portit të Durrësit, Tauland Allka, për të përballuar fluksin në rritje në hyrje dhe dalje të portit, Policia Kufitare do të punojë me 24 sportele për kontrollin e dokumenteve.

“Sot ka filluar sistemi me udhetime te dyfishta dopiocorsa, jane 4 dite intensive qe Autoriteti portual Durres punon me 24 sportele, jane marre te gjitha masat per mbarvajtjen e fluksit. Presim nje rritje prej 10%, kryesisht jane bashkeatdhetar, te cilet jetojne ne Evrope qe kane zgjedhur te kalojne festat ne shqiperi dhe Kosove.“-tha Tauland Allka, kapiten i Portit.

Festat e fundvitit përkojnë me periudhën kur shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026