Rama shkoi t’i takonte të atin në burg, djali i Thaçit e falenderon publikisht
Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij si shembull atdhedashurie dhe përkushtimi.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, shkruan ai.
Reagimi vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri Rama njoftoi se kishte dalë nga ambientet e paraburgimit ku prej më shumë se pesë vitesh mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama bëri të ditur se gjatë takimit e kishte gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë, të qetë dhe të buzëqeshur, pavarësisht kufizimeve që, sipas tij i janë vendosur dhe që i cilësoi të pajustifikuara.
Sipas kryeministrit, biseda me Thaçin u përqendrua te familja, miq të përbashkët, si dhe në çështje që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën.
Po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe diskutimet rreth librave dhe leximeve që ish-presidenti po ndjek gjatë qëndrimit në paraburgim, një vend që Thaçi, me humor, e ka quajtur “institut”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë