Manjani bën deklaratën në “Now”: Ka biznesmenë që financojnë PD-në

18 Dhjetor 2025 | 22:09

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania ishte juristi Ylli Manjani, i cili tha se ka emra biznesesh dhe biznesmenësh që financojnë partitë politike.

Ai theksoi se duhen lekë për t’u mbajtur partia politike.

“Unaza që është kapur ka dalë nga përgjimet, ndaj duhet të fshihet sekreti më shumë se çdo sekret tjetër. PD-ja është një nga partitë shqiptare që financohet nga këto para, se një miting bën 30 mijë euro dhe nuk financohet nga buxheti i shtetit apo anëtarësia.

Biznesmenët në Shqipëri marrin tendera në shtet dhe i japin ndonjë kothere edhe opozitës. Është e vërtetë, është klasikisht e vërtetë. Duhet ta pranojmë këtë gjë, që nuk mbahen partitë politike me buxhetin e shtetit. Nuk paguhet mitingu kështu siç e dini ju.

Histori parash, në fund të ditës janë para dhe këto para në fund këtu dalin. Nga dalin, si e thoni, si e mendoni këtë punë?

Nuk po them që PS nuk përfiton nga kjo, patjetër që përfiton. Partitë politike, përfshirë edhe PD-në, janë pjesë e kësaj gjëje dhe ata njerëz duhet ruajtur. Në këtë kuptim e kisha, ai sekret duhet ruajtur për dinjitet, për mirënjohje.

Çështja e sekretit të hetimit në Shqipëri është më banale, aty nuk ka asgjë më shumë se ç’ka thënë Klodiana Lala. Se ai sekret ka një kuptim. Kur s’ua japin palëve, nuk të njihen letrat. Hajde, lexoji, por nuk t’i japin”, u shpreh Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026