TikTok nënshkruan marrëveshje për të shmangur ndalimin në SHBA

19 Dhjetor 2025 | 09:28

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.

Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton BBC.

Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Ky vendim përkon me një marrëveshje të raportuar në shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump kishte shtyrë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin nëse nuk shitej.

Në memorandum, TikTok thekson se marrëveshja do t’u mundësojë më shumë se 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të eksplorojnë një botë mundësish të pafundme, brenda një komuniteti global aktiv.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9 për qind të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të kenë nga 15 për qind secila. Një pjesë tjetër prej 30.1 për qind do të mbahet nga partnerët e investitorëve ekzistues të ByteDance.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Oracle, e themeluar nga mbështetësi i Trumpit, Larry Ellison, do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut si pjesë e marrëveshjes. Kjo marrëveshje vjen pas një serie vonesash dhe sfidash në përpjekjet për ta finalizuar atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë...
13:03 | 07/07/2026

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026