Paralajmëron Kina: Shitja e armëve të SHBA-së në Tajvan minon paqen, do marrim masa
Kina paralajmëroi të enjten se shitjet e armëve ndaj Tajvanit nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, minon paqen dhe stabilitetin dhe “do të marrë masa të forta për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha të premten ministria e mbrojtjes në përgjigje të paketës 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin.
Ky reagim erdhi pasi administrata Trump njoftoi të mërkurën tetë paketa të reja armësh për Tajvanin me total prej mbi 11 miliardë dollarësh.
Paketa e shitjes “shkel seriozisht parimin e një Kine dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA, shkel rëndë sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kinës, minon rëndë paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ngushticën e Tajvanit dhe dërgon një sinjal seriozisht të gabuar për forcat separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.
Pekini “kundërshton me forcë dhe e dënon këtë” dhe “do të marrë masa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të saj kombëtar”, shtoi Guo.
Blerja e armëve “nuk do ta shpëtojë fatin e dënuar të ‘pavarësisë së Tajvanit’, ajo vetëm sa do të përshpejtojë konfliktin e Ngushticës së Tajvanit drejt rrezikut të shtuar ushtarak dhe rrezikut të luftës”, shtoi ai.
“Askush nuk duhet ta nënvlerësojë vendosmërinë dhe aftësinë e fortë të qeverisë kineze dhe popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha Guo, duke i kërkuar Uashingtonit të “ndalë menjëherë aktin e rrezikshëm të armatosjes së Tajvanit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35
Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee