SHBA-të sekuestrojnë anijen e dytë cisternë në brigjet e Venezuelës

21 Dhjetor 2025 | 08:19

SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë nafte që ishte nisur së fundmi nga Venezuela, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Është hera e dytë këtë muaj që SHBA-të sekuestrojnë një anije që transporton naftë pranë brigjeve të vendit.

Ky veprim vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Ndërkohë, Venezuela ka dënuar konfiskimin e fundit nga SHBA-të, duke e përshkruar atë si “vjedhje”.

“Këto akte nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në një deklaratë nga qeveria venezueliane, duke shtuar se synon të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas raportimeve, operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, ngjashëm me operacionin e mëparshëm këtë muaj.

Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, departamenti i së cilës mbikëqyr Rojën Bregdetare, ndau një video të operacionit në X.

“Në një aksion para agimit herët këtë mëngjes më 20 dhjetor, Roja Bregdetare e SHBA-së, me mbështetjen e Departamentit të Luftës, kapi një anije cisternë nafte që ishte ankoruar për herë të fundit në Venezuelë”, shkroi Noem.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”,  tha Noem, duke shtuar: “Do t’ju ​​gjejmë dhe do t’ju ​​ndalojmë”.

Sakaq, në javët e fundit, SHBA-të kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Detin e Karaibeve dhe kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela, duke vrarë rreth 100 persona.

SHBA-të e kanë akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një organizatë të shpallur terroriste të quajtur Cartel de los Soles, gjë të cilën ai e mohon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
17:44 | 28/06/2026

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim të shtunën, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashington...
17:33 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026