Nis hakmarrja e SHBA për vrasjen e tre ushtarëve. Bombardime kundër ISIS në Siri
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi të premten nisjen e një operacioni ushtarak në Siri, me synimin për të “eliminuar luftëtarët e ISIS-it, infrastrukturën dhe objektet e armëve”. Sulmi vjen si reagim pas vrasjes së tre shtetasve amerikanë në një sulm pritë, gati një javë më parë.
Një zyrtar amerikan e përshkroi operacionin si “goditje në shkallë të gjerë”, që ka pasur në shënjestër disa lokacione dhe zona të përqendruara në Sirinë qendrore, ku ndodheshin struktura dhe armatime të ISIS. Një tjetër zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së operacionit, tha se priten edhe goditje të tjera.
Sipas zyrtarëve, sulmi u krye me avionë luftarakë F-15 Eagle, si edhe helikopterë Apache. Po ashtu u përdorën edhe avionë F-16 nga Jordania dhe sistemi raketor HIMARS.
“Ky nuk është fillimi i një lufte, është një deklaratë hakmarrjeje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e presidentit Trump, nuk do të hezitojnë dhe nuk do të tërhiqen kurrë për të mbrojtur njerëzit tanë,” deklaroi Hegseth në rrjetet sociale.
Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar “hakmarrje shumë serioze” pas të sulmeve në shkretëtirën siriane më 13 dhjetor, ku u vranë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe një përkthyes civil amerikan. Trump fajësoi ISIS-in për vdekjen e tyre. Trupat e vrarë ishin pjesë e qindra ushtarëve amerikanë të dislokuar në Sirinë lindore, në kuadër të koalicionit kundër ISIS-it.
Sulmi konsiderohet gjithashtu një provë e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Sirisë, pas rrëzimit nga pushteti të ish-udhëheqësit Bashar al-Assad një vit më parë. Trump ka theksuar se Siria po lufton krah trupave amerikane dhe ka deklaruar se presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ishte “jashtëzakonisht i zemëruar dhe i tronditur nga ky sulm”.
Televizioni shtetëror sirian raportoi se goditjet kanë shënjestruar objektiva në zonat rurale të provincave Deir ez-Zor dhe Raqqa, si edhe në zonën Jabal al-Amour, pranë Palmyra. Sipas raportimit, janë goditur depo armësh dhe seli të përdorura nga ISIS-i si pika nisjeje për operacionet e tij në rajon.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë