Kthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri? Përgjigjet ministri Vengu
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ishte këtë të dielë në Euronews Albanian i ftuar në emisionin Weekend me Alba Xhanin, i cili foli mbi kthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak.
Ministri Vengu theksoi se juridikisht shërbimi ushtarak në Shqipëri është thjesht i pezulluar me një vendim të Këshillit të Ministrave para disa dekadash.
“Juridikisht, është ende diçka e mundur dhe e realizueshme në vendin tonë. Ne kemi menduar të ndjekim një strategji tjetër, ringritjen e forcës aktive dhe rritjen e numrit të ushtarakëve aktivë me 30% të personelit shtesë. Vendimmarrjet që lidhen me rikthimin e shërbimit të detyrueshëm janë vendimmarrje që merren edhe në sensin e një sigurie kolektive se nuk jemi të përjashtuara nga obligimet e NATO-s dhe kërcënimet që kemi, por për momentin nuk kemi marrë një vendim të tillë.
Nga ana tjetër, nuk është se nuk po bëjmë elementët e tjerë, si ringritja e komponentëve aktivë, shumimi i forcës dhe e forcës rezerviste, e cila është një mënyrë për të pasur kapacitete të plota në të ardhmen”, tha Vengu.
E pyetur nga gazetarja nëse fushatat rekrutuese janë një lloj testi për popullatën dhe për të parë reagimet e tyre, ministri u shpreh:
“Fushatat e rekrutimit nga Forcat e Armatosura shërbejnë si një barometër për kapitalin njerëzor kombëtar. Në çdo fushatë rekrutimi kemi trefish kërkesa nga sa mund të akomodojmë, që tregon interes të madh. Gjatë këtyre fushatave bëjmë testime gjuhësore, testim akademik, vlerësim të pjekurisë morale dhe të personalitetit të kandidatëve. Kjo na jep një pamje të kapaciteteve njerëzore në rang vendi. Është një instrument shumë i rëndësishëm statistikisht për gadishmërinë dhe përgatitjen e të rinjve shqiptarë.
Qëllimi me akademinë nuk është vetëm kurikula ushtarake. Ne po ofrojmë programe të dyfishta, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit. Po ashtu, kemi hapur një master të ri me Universitetin e Vlorës për specializimin e inxhinierëve në industrinë ushtarake”, tha ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë