Zhduken shishet e verës “Petrvs Pomedol” 32 mijë $ të Agasit, në hetim Doganat

21 Dhjetor 2025 | 13:15

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i dyshuar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të paligjshëm të tyre. Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, i cili është gjithashtu i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK për çështjen “Akshi”.

Sipas hetimeve, gjatë një kontrolli në banesën e Agasit, hetuesit e BKH zbuluan një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol”. Për shkak se vera dyshohej si kontrabandë, sipas procedurës, u njoftua Drejtoria e Doganave.

Strukturat doganore kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës. Për shkak se kontrolli u zhvillua gjatë natës dhe transporti nuk mund të realizohej, malli u la përkohësisht në ruajtje në ambientet e vilës.

Hetimet tregojnë se gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Për këtë çështje po hetohet jo vetëm zhdukja e koleksionit “Petrvs Pomedol”, por edhe përgjegjësia e mundshme e strukturave doganore që e kishin lënë mallin në ruajtje në objekt, në vend që ta sekuestronin dhe transportonin menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka...
20:40 | 05/07/2026

Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme, duke theksuar se demokracia nuk mund...
20:24 | 05/07/2026

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
19:40 | 05/07/2026