“Shumë faleminderit”, ambasadorja greke flet shqip: Më pëlqen byreku shqiptar

21 Dhjetor 2025 | 19:50

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstandina Kamitsi, shprehu kënaqësinë e saj për të vizituar sërish Shqipërinë, gjatë një interviste në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews.

Përveç çështjeve politike, ambasadorja ndau edhe përvojat personale dhe hobet e saj gjatë kohës që kalon në vendin tonë.

Ambasadorja shprehu admirimin për kulinarinë shqiptare ndërsa në fund të intervistës, ajo surprizoi me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Shqipëria ka një kulinari shumë të mirë e cila duhet të promovohet më shumë në të ardhmen. Më pëlqejnë shumë restorantet dhe tavernat e agroturizmit të cilat janë zhvilluar në të gjithë vendin dhe vërtetë shfaqin karakterin e veçantë të vendit dhe ushqimin, i cili është i mrekullueshëm. Kam dobësi për byrekun, llojet e byrekëve që gjen në Shqipëri janë të shkëlqyera dhe më pëlqejnë shumë dhe jufkat. Unë pi ose kafe filter ose kapuçino, pra kafe amerikane. Shumë faleminderit për intervistën, me siguri që do të vij”, tha ajo.

Ambasadorja Kamitsi vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e promovimit të kulturës dhe turizmit shqiptar ndërsa nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë në fusha të ndryshme, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen në mënyrë të qëndrueshme, si në ekonomi ashtu edhe në kulturë.

Ambasadorja shprehu dëshirën për të vazhduar vizitat dhe për të përjetuar më shumë nga vendi dhe traditat shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026