Ambasadorja greke zbulon porositë e Mitsotakis: Shqipëria dhe Greqia grinden, por…

21 Dhjetor 2025 | 19:23

Ambasadorja greke në Tiranë, Konstandina Kamitsi e ftuar në emisionin” Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ka folur lidhur me rrugëtimin e saj 3-vjeçar si ambasadore në vendin tonë. Ajo ka theksuar se ka kërkuar vetë që të punonte në Shqipëri teksa tregoi rëndësinë e vendit tonë për Greqinë.

“Kërkova të vija në Shqipëri, nuk më thanë. E kërkova vetë. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për Greqinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.  Është një nga ambasadat më të rëndësishme që ka, i japin një rëndësi shumë të veçantë.

Pikërisht për këtë është një ambasadë e madhe. Kemi edhe dy Konsullata të Përgjithshme. Është një post shumë i rëndësishëm për Greqinë.

Kështu që dikush jo vetëm duhet të kërkojë për të ardhur por duhet të përzgjidhet për të ardhur. Kryeministri grek e vizitoi Shqipërinë 4 herë gjatë 3 viteve që jam në Shqipëri. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie familjare, ndonjëherë ka grindje por kjo është e vetëkuptueshme në marrëdhëniet familjare”, tha ambasadorja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026