Politologia: Opozita mund ta përdorë protestën për të negociuar me qeverinë
E ftuar në emisionin Review me Greta Topjanën, politologia Rezarta Çaushaj foli në lidhje me pritshmëritë e protestës kombëtare të opozitës, të paralajmëruar për ditën e hënë.
Sipas politologes Çaushaj, opozita shqiptare është ende në stadin e konstatimit të problemeve të qeverisjes aktuale, por nuk ka dhënë asnjë shpresë ose mënyrë se si do t’i zgjidhte këto gjëra kur të vijë në pushtet.
Ajo e cilësoi PD-në si një parti pa integritet dhe tha se refuzon të marrë pjesë në protestë, ndërsa shprehu shqetësimin se PD mund ta përdorë protestën për të negociuar me qeverinë për kodin e ri elektoral.
“Është e kuptueshme që të ketë thirrje për protesta dhe unë i mbështes ato. Dje isha me zotin Xhelal Mziu dhe ai tha se opozita ka opsion dhe të bëjë grevë urie dhe e përgëzoj për këtë. Unë gjithmonë kam qenë për protesta të përshkallëzuara, por kam parë dhe dëgjuar skenarë të ndryshëm të protestave. Ata që udhëheqin protestat duhet të dinë se çfarë duan të arrijnë, pasi mungesa e objektivit dhe qëllimit të qartë e bën protestën të pasuksesshme. Nuk do të shkoj nesër në protestë, sepse PD nuk ka integritet dhe ide të reja. Për cilin vizion mund të bashkohemi me opozitën? Çfarë qeverie do të kemi nesër? Pse opozita nuk artikulon këto gjëra? Opozita ka 12 vjet që është në këtë pozicion dhe vetëm konstaton problemet. Çfarë ligjesh do të bëjnë dhe si do ta rregullojnë këtë situatë? Nuk kam pritshmëri për protestën, por shqetësimi im më i madh është se opozita mund ta përdorë këtë protestë për të negociuar për kodin elektoral të ardhshëm,” tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike