“Do bëjmë grevë urie”, Çaushaj zbulon bisedën me deputetin Xhelal Mziu

21 Dhjetor 2025 | 21:29

Politologia, Rezarta Çaushaj e ftuar në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me protestën kombëtarë të Partisë Demokratike që pritet të mbahet të hënën. Çaushaj gjatë fjalës së saj u shpreh se një nga skenarët është greva e urisë.

Ajo u shpreh se kështu ka deklaruar deputeti Xhelal Mziu. Çaushaj shtoi se nuk do të marrë pjesë tek protesta pasi sipas saj ka mungesë objektivi dhe se protestuesit presin të udhëhiqen.

“Unë i mbështes, por nëse ti del edhe thua nesër do të rrezoj Edi Ramën, se kam dëgjuar shumë slogane. Me zotin Xhelal Mziu dhe ai tha se do bëjmë grevë urie, e dëgjova nga ai. Ai më pas përgëzoi SPAK. Po do bëjmë edhe greve urie, ishte një nga skenarët.

Edhe unë i përgëzoj, personalisht jam për përshkallëzim të protestave. Kam parë dhe dëgjuar skenarë të ndryshme. Dhe nga eksperienca ime e protestave ky nuk është një mesazh i mirë. Duhet të jenë ata që udhëheqin protestën duhet të dinë se çfarë do të bëjnë sepse ata që do të shkojnë presin të udhëhiqen.

Dhe kjo nuk më jep shumë shpresë. Të mungesa e objektivit, qëllimi i transmetuar këtu e kam. Kam qenë nëpër protesta, nesër nuk do te shkoj sepse e kam si qëllim personal që do tu bashkohem protestave politke të partive qe kanë integritet”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026