Napoli fiton Superkupën e Italisë, mposht 2-0 Bolonjën në Arabinë Saudite
Antonio Conte ka siguruar një tjetër trofe si trajner i Napolit, këtë herë të Superkupës së Italisë, kompeticion i zhvilluar në Arabinë Saudite.
Kampionët aktualë të Serisë A përballuan Bolonjën në një finale që arritën ta kontrollojnë, përfituar edhe nga një gabim fatal i kundërshtarëve. Neres shënoi golin e parë në minutën e 39’.
Bolonja u përpoq të reagojë, por nuk arriti të krijonte raste konkrete për të kërcënuar portën e Vanja Milinkovic-Savic. Në minutën e 57’, një tjetër gabim i prapavijës kundërshtare u shfrytëzua nga Neres, i cili shënoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin 2-0.
Ky është trofeu i tretë i Superkupës së Italisë për Napolin, ndërsa rekordin e mban Juventus me 9 të tillë. Ky sukses vjen pas fitores ndaj Milanit në gjysmëfinale dhe është një arritje e rëndësishme për skuadrën e Antonio Contes.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban