Përdornin drogë dhe sakrifikonin kafshë, arrestohen 5 anëtarë të një sekti në Spanjë
Policia spanjolle ka vënë në pranga pesë persona të cilët drejtonin një grup kriminal që përfitonte shuma të majme për ceremonitë rituale që përfshinin sakrifikimin e kafshëve dhe drogëra të paligjshme. Mes të arrestuarve është edhe udhëheqësi i sektit.
Grupi u kap në Ishujt Kanarie dhe përdorte ritualet “Santeria” për të ushtruar kontroll psikologjike mbi personat duke kërkuar shuma të mëdha parash. Të arrestuarit akuzohen për shoqërim të paligjshëm, abuzim me kafshët, mashtrim, lëndime, krime kundër shëndetit publik dhe dokumentacion të falsifikuar.
Sipas hetimit, udhëheqësit e grupit shënjestruan disa persona dhe i manipuluan ata përmes mashtrimit dhe ngjalljes së frikës, duke përfshirë edhe kërcënime të supozuara shpirtërore. Pas marrjes së parave ata u premtonin “klientëve” përfitime personale, mbrojtje shpirtërore ose shërime për sëmundje.
Gjatë ceremonive, pjesëmarrësit sakrifikuan kafshë shtëpiake dhe konsumuan substanca të rrezikshme për shëndetin, duke përfshirë barëra të thata dhe kokainë. Autoritetet theksuan se përdorimi i këtyre substancave përbënte një rrezik serioz për pjesëmarrësit.
Santería është një fe afro-karibiane që kombinon besimet joruba të Afrikës Perëndimore me elementë katolikë romakë, të sjellë në Amerikë nëpërmjet tregtisë së skllevërve.
Ndërsa vetë feja është një praktikë shpirtërore legjitime me miliona besimtarë, autoritetet thanë se ky grup vepronte si një organizatë kriminale që shfrytëzonte besimet shpirtërore për përfitime financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike