Ndalohet peshkimi i koranit përgjatë muajve Dhjetor-Janar, shkak periudha e shumimit
Gjatë muajve Dhjetor-Janar ndalohet me ligj gjuetia e koranit për shkak se përkon me kohën e shumimit të kësaj specie të rrallë. Sipas përfaqësuesve të organizatës së peshkimit në Pogradec, rastet e paligjshmërisë janë ulur ndjeshëm pas ashpërsimit të ligjit. Por ky fakt ka ndikuar edhe në mungesën e sasisë në treg.
Korani, peshku i veçantë që rritet në ujërat e liqenit të Pogradecit ka kohën e shumimit në këtë periudhë të vitit dhe për këtë arsye ndalohet gjuetia e tij.
Sipas Martin Jaçellarit nga Organizata e Peshkimit në Pogradec, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit rastet e paligjshmërisë në liqen janë minimizuar ndjeshëm. Nëse vitin e kaluar janë sekuestruar rrjeta dhe varka peshkimi, këtë vit deri tani kemi vetëm një rast të gjuetisë së paligjshme.
Sipas tij kjo ka ardhur për shkak të ashpërsimit të kuadrit ligjor për të gjithë ata peshkatarë që kërkojnë të peshkojnë në këtë periudhë kur gjuetia është e ndaluar.
“Në bashkëpunim me policinë janë marrë masa për ndalimin e gjuetisë totalisht, kjo për arsye sepse Korani në muajin Dhjetor Janar e Shkurt bën riprodhimin. Kemi vetëm dy raste konstatimi, janë marrë masa, në krahasim me vitet e tjera janë raste sporadike, pasi kishte shumë raste me pare. Në rast se dikush kapet sekuestrohen mjetet dhe shkon në gjobë ose ndjekje penale nga 2-4 milionë,” tha ai.
Ndalimi i gjuetisë ka sjellë gjithashtu mungesë të koranit të freskët në treg përfshi këtu edhe restorantet.
“Koran të freskët Sot Nuk mund të gjesh. Sot është e ndaluar. Restorantet në muajin Nëntor, qe një periudhë e mirë, I kanë marrë masat për festat. Janë furnizuar,” shtoi ai.
Gjatë kësaj periudhe, rreth 70 peshkatarë janë të lejuar të peshkojnë me qëllim grumbullimin e vezëve të koranit ndërkohë që specia ujore pas marrjes së vezëve lëshohet në ujërat e liqenit. Gjuetia e koranit është e ndaluar në muajt Dhjetor dhe Janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn