Noka reagon pas vendimit të Gjykatës për protestuesit: Qytetarët protestuan kundë “bandës” në pushtet

24 Dhjetor 2025 | 14:15

Katër protestues të arrestuar më 22 Dhjetor u lanë të lirë, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi me kritika ndaj mënyrës se si policia ka trajtuar qytetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka folur këtë të mërkurë pas vendimit të marrë për protestuesit e opozitës nga gjykata lidhur me protestën e 22 dhjetorit.

Në një prononcim për mediat, Noka e cilësoi sjelljen e policisë si të ngjashme me “sjellje bande”, duke e lidhur këtë me tensionin politik aktual në vend.

Ai theksoi se qytetarët protestuan kundër lidhjeve të supozuara të qeverisë me krimin e organizuar dhe se veprimet e policisë po përkeqësojnë perceptimin e stabilitetit në vend.

“Policia e Ilir Prodës sillet si bandë me qytetarët. Këta qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër Gys Agasit dhe karteleve, ndërkohë që ata në qelitë e komisariatit akuzohen si destabilizues. Realiteti është që Rama dhe bandat e tij po bëjnë gjithçka për të destabilizuar vendin. Ndërkohë që qytetarët protestonin, Gysi ishte me makinë në eskortën e kryeministrit.”-tha Noka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026