Imuniteti i Ballukut, PD kërkon mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Mandateve
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së Këshillit lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në shkresën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, përfaqësuesit e PD-së kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor 2025, në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut.
Sipas dokumentit, kërkesa e SPAK dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me procedurat kushtetuese që Kuvendi duhet të ndjekë në rastet që përfshijnë deputetë apo funksionarë të lartë shtetërorë.
Demokratët kërkojnë gjithashtu që data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës t’u njoftohen zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme, si dhe vetë deputetes Belinda Balluku dhe përfaqësuesit të saj ligjor, me qëllim garantimin e të drejtës së mbrojtjes përpara Këshillit.
Në shkresë theksohet se thirrja e mbledhjes së Këshillit është detyrim ligjor, në rastet kur ajo kërkohet nga gjysma e anëtarëve të tij.
“Kur thirrja bëhet me kërkesë të 1/2 së anëtarëve, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë rendin e ditës për anëtarët e tjerë dhe palët e përfshira në proces”, thuhet në dokument.
Në përfundim, demokratët i bëjnë thirrje Kryetarit të Kuvendit që të përmbushë detyrimin e tij ligjor dhe institucional, duke mos u kthyer sipas tyre në pengesë për drejtësinë.
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë