Pasojat e rënda të duelit me Anthony Joshua, Jake Paul jashtë ringut për 9 muaj
Pasojat e dyluftimit të pak ditëve më parë janë të dukshme për youtuberin dhe aktorin Jake Paul, i cili tanimë ka nisur një karrierë të re si sportist në boks.
Amerikani u mposht nga dy herë kampioni i botës, Anthony Joshua, por krahas disfatës në ring, pati pasoja të rënda edhe sa i përket shëndetit.
Ka qenë vetë 28-vjeçari që ka bërë me dije se, për shkak të grushtave të marrë, ai ka pësuar thyerje të nofullës dhe për këtë arsye nuk do të ngjitet në ring në 9 muajt e ardhshëm.
Paul i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, madje e ka pasur të vështirë të komunikojë, pikërisht për shkak të saj.
Megjithatë, e gjithë kjo mund të rregullohet, kur mendon se pas atij dueli Paul ka përfituar rreth 92 milionë dollarë, po aq sa kundërshtari i tij, Anthony Joshua.
Ky i fundit kishte diferenca të theksuara me amerikanin në çdo aspekt: fizik, taktik dhe në eksperiencë.
Kjo gjë u vu re në ring, aty ku Joshua triumfoi në raundin e gjashtë duke e hedhur KO Paulin, me këtë të fundit që menjëherë pas ndeshjes u transportua në spital.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike