Raporti i KLSH-së: Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla

24 Dhjetor 2025 | 17:20

Dhuna tek adoleshentët në Shqipëri po shënon një rritje shqetësuese, ndërsa një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton qindra raste dhune fizike, psikologjike dhe bullizmi në shkolla.

Shkollat në shumë raste nuk konsiderohen ambiente të sigurta, pasi ekziston hendek ndërmjet raportimeve zyrtare dhe asaj që nxënësit vetë përshkruajnë për përvojat reale me dhunën, prani armësh apo sjellje të tjera të rrezikshme. Janë këto gjetjet e raportit të KLSH-së lidhur me dhunën dhe sigurinë në shkolla.

Raporti referohet shpesh në mediat për rritjen e dhunës tek adoleshentët dhe evidenton disa gjetje shqetësuese nga auditimi për periudhën 2021–2024.

Sipas auditimit, janë regjistruar 892 raste të dhunës fizike në mjedise shkollore gjatë kësaj periudhe. Dhuna psikologjike dhe verbale është raportuar në 333 raste, ndërsa bullizmi është identifikuar 186 herë. Kërcënimet, shantazhet dhe përndjekjet shënojnë 178 raste.

Problematika të tjera që lidhen me adoleshentët, si përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoolit, janë regjistruar në 133 raste.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë në katër muajt e parë të vitit shkollor 2024–2025, ku janë regjistruar 528 incidente, mes tyre edhe 8 nxënës të kapur me armë brenda ambienteve të shkollës.

Oficerët e sigurisë, sipas raportit, shpesh vetëcensurohen në raportime, duke shmangur përmendjen e emrit të shkollës dhe duke u ndier nën presionin e drejtuesve. Në shumë raste, incidentet trajtohen vetëm me komunikim gojor, pa dokumentim dhe pa referim zyrtar.

Një oficer i sigurisë ka deklaruar se vetëm “dhuna ekstreme” i raportohet policisë, ndërsa rastet e tjera mbyllen “mes për mes” brenda institucionit.

Auditimi i KLSH-së nënvizon gjithashtu mungesën e kritereve të qarta dhe të një sistemi efektiv për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në shkolla, duke e bërë të vështirë monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të duhura për mbrojtjen e nxënësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026