Nis mesha e Krishtlindjes në Vlorë, qytetarët përcjellin urimet e tyre: Ditë paqeje dhe pajtimi

25 Dhjetor 2025 | 09:02

Ka nisur mesha e shenjtë e Krishtlindjes në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishë për të festuar lindjen e Krishtit. Atmosfera është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, ndërsa kjo ditë e shenjtë bashkon familjet dhe komunitetin.

Qytetarët shprehen se Krishtlindja mbetet një festë e rëndësishme shpirtërore, duke dhënë urimet e tyre për më shumë shëndet, dashuri dhe begati për të gjithë.

“Gëzuar edhe për shumë vjet, mbarësi, mbarësi të kenë me zemër të pastër dhe të gëzuar. Kam prurë edhe gjakun e zotit Krisht këtu që njerëzit të marrin bekimin e tij, bekimin e madh të tij”, ka uruar një qytetar.

Ndërkohë, disa të tjerë theksojnë se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

“Krishti është simbol i paqes dhe mëshirës, uroj gjithë besimtarët ta kalojnë gëzuar me familjet e tyre. Të ulin gjakrat, tensionet dhe të pajtohen, është ditë pajtimi”, është shprehur një qytetar për këtë ditë të shenjtë.

Festa e Krishtlindjes në Vlorë vijon në një atmosferë të ngrohtë, ku besimtarët urojnë që kjo ditë e madhe të sjellë paqe dhe mbarësi në çdo familje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026