Krishtlindje në Berat, besimtarët e krishterë kremtojnë meshën në Katedralen e “Shën Dhimitrit”

25 Dhjetor 2025 | 11:21

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoks e katolikë, festojnë sot Krishtlindjet.

Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales “Shën Dhimitri” në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve u mbajt nga At Johan Qako. Ceremonia e lutjes dhe lajmërimit të lindjes së Jezu Krishtit u ndoq nga qindra besimtarë ortodoks beratas.

At Johan Qako uroi gjatë meshës jo vetëm besimtarët ortodoks por të gjithë shqiptarët, për një vit me më shumë begati, dashuri e harmoni në çdo familje. Besimtarët në Berat kanë uruar “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin “për një vit sa më të begatë dhe me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin”.

Në përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon “lindjen e Krishtit”. Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi, si një dritë shprese për një vit më të mbarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026