Pogradec/ Kapet zjarrëfikësi i bashkisë me drogë, 54-vjeçari bie në pranga (EMRI)

Në foto i dyti nga e djathta dhe i arrestuari
25 Dhjetor 2025 | 11:51

Policia e Korçës arrestoi mbrëmjen e djeshme në kudër të operacionit “Aktiviteti” një 54-vjeçar, i cili përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve, në pranga ra Luan Sulstarova 54 vjeç, zjarrfikës në bashkinë Pogradec. Ndërkohë, këtë të enjte drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, pezullulloi nga detyra zjarrfikësin 54 vjeçar Luan Sulstarova.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova

Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026