Berisha nga Korça: PD është më e fortë! Dënimi i Ramës është pa kthim, të japë dorëheqjen

27 Dhjetor 2025 | 19:58

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka udhëtuar drejt Korçës ku po zhvillon takime me demokratët. Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se Partia Demokratike ka arritur të mbijetojë dhe të qëndrojë e fortë edhe në momentet më të vështira.

Sipas tij PD nuk u zhduk por mbrojti lirinë dhe kauzën e çdo shqiptari. Berisha theksoi se PD është më e fortë dhe se sipas tij tani është faktuar me dokumente se kryeministri Edi Rama është një armik i shqiptarëve. Ai u kthye disa muaj pas në zgjedhjet e 11 majit duke ritheksuar se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.

“Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.  Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet. Jo. Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.

Tani, ju them unë ju një gjë. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.

Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve.  Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.

Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026