Tregtonin fishekzjarre, procedohen pronarët e dy subjekteve tregtare në Sarandë
Policia e Sarandës këtë të dielë ka proceduar penalisht pronarët e dy subjekteve tregtare, pasi tregtonin në kundërshtim me ligjin lëndë piroteknike, fishekziarre.
Sipas raportimeve pararapeake, është proceduar penalisht shtetasi L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Ndërkohë, në subjektet tregtare u sekuestruan në cilësinë e provës material, 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë/ Vijojnë kontrollet në kuadër të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.
Procedohen penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë