Tre ditë pa ujë në Vlorë, banorët hyjnë me forcë në mbrëmjen gala në Teatrin “Petro Marko”! Ndërpresin shfaqjen
Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, në shenjë revolte për mungesën e ujit të pijshëm.
Problemi i furnizimit me ujë ka qenë i pranishëm për banorët e qytetit ndër vite, por situata është përkeqësuar dukshëm kohët e fundit. Banorët e revoltuar kanë hyrë me forcë në ambientet e mbrëmjes gala, ku punonjës të Bashkisë shijonin ngjarjen, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.
Ngjarja ka krijuar tension brenda dhe jashtë teatrit, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar furnizimin bazik me ujë.
Ky është tubi i dëmtuar që la pa ujë qytetin e Vlorës për tre ditë
Ky është tubi i dëmtuar i rrjetit të ujësjellësit, defekti i të cilit ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës për tre ditë me radhë.
Si pasojë e kësaj avarie, qindra qytetarë janë detyruar të gjejnë zgjidhje provizore, duke u furnizuar me ujë nga burime dhe pompa, ndërsa ekipet teknike vijojnë punën për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Tensione të forta në Vlorë, qytetarët bllokojnë bulevardin: Duam ujë! Gazetari jep detajet
Pasditen e kësaj të diele, shumë qytetarë në Vlorë janë mbledhur për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm që vazhdon prej tre ditësh.
Ata hynë brenda Teatrit “Petro Marko”, duke ndërprerë shfaqjen, dhe dolën në duar me bidonë bosh si formë proteste.
Me mbërritjen e forcave të policisë, qytetarët dolën në rrugë, duke shprehur pakënaqësinë për situatën.
Gazetari i Euronews raportoi se linja kryesore e qytetit ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe përpjekjet për riparim nuk kanë dhënë rezultat. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe jashtë vendit, por nuk ka ardhur asgjë, gjë që ka irrituar më tej qytetarët, të cilët kanë mbetur pa ujë.
Qytetarët shprehen se nuk mund të lahen, nuk mund të përdorin tualetin dhe kërkojnë zgjidhje urgjente. Disa thonë se kanë fëmijë të vegjël dhe kanë nevojë për ujë. Një qytetar, duke mbajtur bidonin bosh lart, u shpreh: “Duam ujë!”.
Disa prej tyre kanë bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” për të tërhequr vëmendjen. “Duam ujë, nuk duam koncerte,” thanë qytetarët.
Qytetarët shpërthejnë dyert në teatrin e Vlorës, pamjet kur konfliktohen me policinë
Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, duke shpërthyer dyert e ambientit dhe përplasur me policinë.
Protesta u shkaktua nga mungesa e ujit të pijshëm, problem që ka prekur qytetarët e Vlorës prej vitesh dhe që është përkeqësuar kohët e fundit. Pamjet e ngjarjes tregojnë momentet e tensionit midis banorëve dhe forcave të rendit.
Një person u shoqërua nga policia, por më pas protestuesit u afruan te furgoni i FNSH-së dhe pas revoltës e liruan. Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente për krizën e furnizimit me ujë, ndërsa tensioni në qytet mbetet i lartë.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës