Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula: Kemi verifikuar 2 mijë figura, 68 kanë dalë me rekorde

3 Qershor 2021 | 15:28

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka prezantuar në Kuvend raportin për vitin 2020, duke iu përgjigjur edhe interesit të deputetëve nëse në sistemin e drejtësisë ka ende persona që gjatë regjimit komunist kanë shërbyer në sigurimin e shtetit.

Ishte deputeti Ralf Gjoni, i cili kërkoi të dinte nëse nga verifikimi i dosjeve janë zbuluar persona me të shkuar të tillë.

“Në raport ju përmendni që gjatë 2020 keni verifikuar 214 zyrtarë. Çfarë keni gjetur nga këto verifikime dhe në dijeninë tuaj, a ekzistojnë anëtarë në sistemin e reformuar të drejtësisë me të shkuar të sigurimit të shtetit? A ka shqetësim nga ana juaj lidhur me penetrimin e këtyre personave në sistemin e drejtësisë apo jo”, tha deputeti Ralf Gjoni

“Tërësisht janë rreth 2 mijë figura të verifikuara nga 2017 e këtej. Deri tani në mënyrë kumulative bëhet fjalë për 68 persona të dalë me rekorde.

Në fillim ekzistonte miti se dosjet janë zhdukur, natyrisht që ka pasur prishje dosjesh, por regjistrat janë aty dhe mënyra si po veprohet me dosjet në bazë të praktikave më të mira polake dhe gjermane është e tillë, që siç jeni një dijeni në administratë dosjet bëhen në disa dosje dhe shpeshherë ne i gjejmë gjurmët”, tha Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026