Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve përballet me qytetarët e Vlorës: Ja pse jeni katër ditë pa ujë
Kur qytetarët e Vlorës hynë në ditën e katërt pa ujë të pijshëm dhe dolën në protesta, mes tyre është shfaqur drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve i Shqipërisë, Flauers Shoshi, i cili është “marrë në pyetje” nga protestuesit.
Ai u shpjegoi protestuesve arsyen e mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa tha se që prej 72 orësh ndodhet në Vlorë dhe, ashtu si qytetarët, nuk kishte ku të lahej. Banorët qëndronin aty për të dëgjuar përgjigjet e tij dhe herë pas here e ndërprisnin.
“E di shqetësimin dhe problemin tuaj. Kemi tentuar tre herë për të rregulluar defektin, por nuk kemi arritur për shkak të presionit që ka aty dhe vendit ku ndodhi defekti. Pajisjet origjinale janë duke ardhur dhe sonte në mesnatë do të rregullohet defekti dhe do të vijë uji. Për çdo gjë do të flasim përsëri, por ju them se sot në mesnatë do të zgjidhet problemi”, tha drejtori.
Ai shtoi se janë afishuar numrat për “bote uji” që të përgjigjen për këtë situatë. “Aktualisht, kanë ardhur 11 bote uji në Vlorë për këtë qëllim”. tha ai.
I pyetur nga një qytetar se pse ndodhi ky defekt, drejtori tha se për shkak të ujërave, dheu poshtë tubacionit është gërryer dhe ka shkaktuar këtë problem. Ai shtoi se, në respekt të drejtorit të policisë, erdhi mes qytetarëve për t’u shpjeguar situatën.
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar