Vlora katër ditë pa ujë, reagon Kryeministri Edi Rama: Vlonjatëve të mi i kërkoj ndjesë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me situatën problematike të krijuar në Vlorë gjatë katër ditëve të fundit, ku është përjetuar një krizë mungese uji. Mungesa e ujit është shoqëruar me protesta dhe revolta, deri në përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, të cilët kanë reaguar pranë institucioneve.
Në një postim në “X”, Rama shprehet se defekti i rëndë daton që nga vitet 2009-2010 dhe lidhet me një instalim që, sipas tij, është bërë jashtë standardeve. Më tej, Kryeministri thekson se punonjësit po vijojnë punën e palodhur në këtë operacion, i cili është, sipas tij, shumë i vështirë. Nga ana tjetër, ai përfundon me ironi duke shprehur se kjo situatë është pasojë e “syrit të keq”, për të gjitha vitet e mira që, sipas tij, kanë kaluar për Vlorën.
Reagimi i Ramës:
Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën🙏
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë
Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet