Vullnetarizmi në Shqipëri, Topalli: Qytetarët kanë dëshirë të përfshihen e të ndihmojnë komunitetin

3 Qershor 2021 | 19:40

Rreth 100 përfaqësues të qeverisjes qendrore e lokale, organizata të shoqërisë civile, studiues, akademikë, menaxherë projektesh, vullnetarë, përfaqësues të biznesit, të interesuar mbi vullnetarizmin morën pjesë pak dite me pare ne Konferencën e parë Kombëtare e Vullnetarizmit 1.0.

Eventi ishte dhe i pari në hapjen e Javës së Demokracisë Vendore të organizuar nga Lëviz Albania.

Ky projekt zbatohet nga Beyond Barriers- Përtej Barrierave në bashkëpunim me PVN Albania dhe Center “Progress and Development”- Qendra “Progres dhe Zhvillim”.

Menaxherja e programeve “Beyond Borders”, Irena Topalli thotë se qytetarët kanë dëshirë të përfshihen në vullnetarizëm.

Sipas saj, nga anketimet e kryera, rezulton se shqiptarët janë pro idesë për të bërë vullnetarizëm pasi besojnë se kjo përfshirje i ndihmon në vetëpërmbushje.

“Shqiptarët kanë dëshirë të bëjnë vullnetarizëm, por problemi i tyre është se nuk i gjejnë dot mundësitë. Vullnetarizmi ndikon në vetëpërmbushjen e individëve, por nga ana tjetër ndihmojnë edhe komunitetin”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026